Përballë Kampiones së Botës në xhudo, çdo çmim duket pak, por Majlinda Kelmendi ndjehet e shpërblyer sepse nderimet i vijnë si përfaqësuese e shqiptarëve. Pasi u shpall këtë javë sportistja më e mirë në botë nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Majlinda Kelmendi mori edhe çmimin ?Dritan Hoxha 2014?, të akorduar nga Fondacioni me të njëjtin emër, për arritje të shkëlqyera në sport duke ngritur lart sportin dhe emrin shqiptar.