http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se Serbia nuk është vend armik dhe se qytetarët e dy vendeve i pret një e ardhme e shndritur së bashku. Kreu i ekzekutivit shqiptar, në një interviste që ka dhënë për televizionin serb N1gjatë qëndrimit në Beograd për samitin me Kinën, tha se shqetësimi më i madh për dy qeveritë, duhet të jenë problemet e qytetarëve. Rama, i pyetur nga gazetari, i është referuar edhe ndeshjes së futbollit në tetor, që u shoqërua me shumë incidente.Edi Rama thekson:?Ne duhet të bashkëpunojmë, sepse Serbia nuk është armiku ynë. Serbia është një potencial i lartë për aleat, për të lehtësuar jetën e qytetarëve në Shqipëri dhe Serbi, por edhe në rajon, duke e bërë shumë, shumë më të mirë. Le të mendojmë gjëra të mëdha. Nuk duhet të bëhemi aq të vegjël sa një top futbolli. Bota është shumë më e madhe, topi është shumë i vogël?.Zoti Rama tha se kur Vuçiç të flasë në Tiranë, si i ftuar i tij në vizitë zyrtare, mund të thotë çfarë të dojë dhe askush nuk do të ndihet i provokuar. E vetmja keqardhje, sipas kryeministrit, është fakti që palët nuk pajtohen për çështje madhore, duke nënkuptuar këtu pavarësinë e Kosovës.