Braçe për bashkinë e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjashte muaj para se te mbahen zgjedhjet lokale kryetari i Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe, nje prej figurave me te njohura te Partisë Socialiste nuk e ka fshehur ambicien per te garuar për postin e kryetarit te bashkisë se kryeqytetit. Ne emisionin ?Oktapod?, Braçe ka theksuar se Tiranës i duhet një vizion i ri duke deklaruar për here te pare se do ta pranonte kandidimin nëse do t?i ofrohej nga lidershipi i Partisë Socialiste. Edhe pse zgjedhjet do te mbahen ne 21 qershor, ende asnjë prej partive politike nuk ka vendosur se me ke personalitet do te garoje per Bashkinë e Tiranës; edhe pse deri me tani ne qarqet politike e mediatike janë përfolur emra si Monika Kryemadhi, Mimi Kodheli apo Pandeli Majko. Braçe ne emisionin ?Oktapod? ka lajmëruar edhe një nisem te qeverise për liberalizimin e kontrollit te automjeteve. Por i pari qe ka dale kundër këtij propozimi, ka qene vete ministri përgjegjës, i transporteve Haxhinasto i cili ka theksuar se nuk mund te prishet kontrata me koncesionarin. Megjithatë nisma për për kontrollin teknik të automjeteve si dhe ajo për të ndaluar qarkullimin e makinave me timon në krahun e djathtë nuk kanë kaluar ende në kuvend pasi pritet të kalohen për diskutim në komsione më parë.