Pogradec, vazhdojnë përplasjet me policinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per me tepër se 20 minuta punonjës te Ministrisë se Turizmit kane mbetur te bllokuar ne makinën e tyre pasi janë rrethuar nga protestuesit e fshatrave te komunës Udenisht. Ka qene ndërhyrja e forcave te policisë lokale qe ka bere te mundur kalimin nëpërmjet nje rruge tjeter. Gjate këtyre minutave ka pasur konfrontime te policisë me banoret. Punonjësit e Ministrisë se Zhvillimit Urban dhe Turizmit jane takuar me nje grup përfaqësuesish te personave te cilet preken nga ndërhyrjet qe INUK do te beje buze liqenit. Prej katër ditësh, banoret kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve. Zyrtaret e Ministrisë se Turizmit u kane thëne pronareve te objekteve se kompensimi do te behet sipas vendimit te këshillit te ministrave.

Free Traffic Exchange