“Shpërblime për Vitin e Ri” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga një vit më parë ku paratë që kishte parashikuar qeveria Berisha për shpërblimet në fundvit shkuan për pagesat e prapambetura të personave me aftësi të kufizuar, këtë vit qeveria ka vendosur të hapë thesin e dhuratave. Lajmi i mirë është dhënë në parlament nga vetë kryeministri. Shpërblime do të marrin të gjithë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe ata të cilët jetojnë me ndihmë ekonomike. Edi Rama sqaroi se për këto shtresa në nevojë nuk do të ketë ndarje, por sipas tij ?babagjyshi? do të jetë përzgjedhës me stafin e administratës publike. Por si kurrë ndonjëherë më parë administrata tashmë do i nënshtrohet një filozofie të re, ku shpërblim do të marrin ata të cilët janë të dalluar. 3 shërbimet më të mira mjekësore, të gjithë mësuesit e 10 maturave më të mira shtetërore, njësia e qarkullimit rrugor të Tiranës dhe ajo e Parkut Kombëtar të Divjakës do të shpërblehen me plot 40 mijë lek të rinj. 5 mijë lek shpërblim do të shkojë edhe për nxënësit e shkëlqyer dhe studentët e ekselencës, por jo për fëmijët e ciklit fillor.15 milion dollarë është fondi që duhet të japë qeveria vetëm për shtresën e pensionistëve. Ne gjithë këtë histori shifrash, dhimbje koke i shkaktohet ministrit Shkëlqim Cani i cili duhet të merret me gjetjen e fondit dhe me pakënaqësitë e atyre që përfitojnë. Më të qetë duket se janë Ministritë e Shëndetësisë dhe të Arsimit. Ministrja Nikolla ndonëse nuk jep detaje se si janë përzgjedhur shkollat më të mira, premton procedura transparente. Që të jepen shpërblime për të gjithë administratën publike dhe pensionistët, fondi që duhet të vihet në dispozicion është 25 milion dollarë, por për pjesën e punonjësve të shtetit paratë e siguruara janë vetëm 1.8 milion dollarë. Burime për Vizion Plus thonë se viti i vështirë financiar ka bërë që të mos parashikohet një fond i tillë në buxhet, duke qënë se vetë punonjësve të zyrave shtetërore kanë përfituar një rritje page nga taksa progresive. Në fillim të buxhetit nuk u bë asnjë ndarje për shpërblimet e fundvitit, por paratë do të sigurohen nga pjesa e investimeve që nuk u realizuan për vitin 2014.