http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashme qe kane mbetur vetëm 2 seanca plenare nga mbyllja e parlamentit për këtë vit, Brukseli kërkon zyrtarisht zgjidhjen e ngërçit politik ne Shqipëri dhe kthimin e opozitës ne parlament. 2 negociatoret e përzgjedhur nga te majtët dhe te djathtët ne Parlamentin Europian; social demokrati gjerman Knut Fleckenstein dhe i djathti Eduard Kukan kane dale me nje deklarate te përbashkët ku theksohet nevoja për një dialog konstruktiv dhe te qëndrueshëm politik mes maxhorances dhe opozitës si kusht për integrimin e vendit ne be. Ne këtë deklarate theksohet se misioni i Fleckenstein dhe Kukan, është te negociojnë zgjidhjen e ngërçit politik dhe kthimin e opozites ne parlament dhe per kete te dy eurparlamentaret do te vizitojnë Tiranën per te percuar nje mesazh te qarte tek lideret e klases politikeInkurajojmë opozitën te kthehet ne parlament, te rivendoset dialogu politik dhe pjesëmarrja ne punimet e parlamentit. Inkurajojmë te gjitha partitë politike te përfshihen ne procesin qe çon ne dekriminalizimin e parlamentit dhe institucioneve te tjera publikeRaportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein do te mbërrije ne Tirane pasditen e te enjtes kur do te takoje kryeministrin Edi Rama, ndërkohë qe paraditen e se premtes do te takohet me liderin e opozites Lulzim Basha. Ndersa Eduard Kukan, një prej europarlamentareve qe ka njohje me te thella per Shqipërinë do te vizitoje Tiranën ne 21 dhe 22 dhjetor, vetëm 3 dite para seancës se fundit te parlamentit per këtë sesion; qe shënon edhe momentin e djegies se mandateve për deputetet e opozitës. Deri tani ende nuk ka nje vendim nga partia demokratike nese do te kthehet ne parlament kete muaj tashme qe kerkesa e saj për dekriminalizimin dhe nje marrëveshje me garanci ndërkombëtare është plotësuar; por ajo qe dihet është se aleatet e saj do te hyjnë ne kuvend pavarësisht vendimit te liderit te opozitës Lulzim Basha.