Arvizu dhe Tahiri për trafikimin e qenieve njerëzore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara te Amerikës presin te shohin bashkëpunim midis hetuesve, prokuroreve dhe sistemit gjyqësor ne Shqipëri per te rritur numrin e ndjekjeve penale dhe dënimet e autoreve te trafikimit te qenieve njerëzore. ?Ne shpresojmë të shohim më shumë bashkëpunim midis hetuesve, prokurorëve dhe sistemit gjyqësor për të rritur numrin e ndjekjeve penale dhe dënimeve për autorët e trafikimit. Ne shpresojmë të shohim një numër më të madh viktimash të identifikuara dhe të ndihmuara. Ne do të donim të shihnim rritje në fondet ndaj organizatave joqeveritare që strehojnë dhe ofrojnë shërbime e ndihmë për viktimat. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të mbështesim qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile për të bërë pikërisht këtë gjë.?Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pohoi se ka ende shume rruge për t?u bere lidhur me zgjidhjen e shkaqeve qe sjellin trafikun e njerëzve. Sipas tij kjo lufte eshte prioritet i qeverise.?Të zgjidhen problemet, që në thelb janë ekonomike. Është vepër penale të lësh fëmijët në BE dhe të sigurosh azil nëpërmjet fëmijëve. Shkaqet e vërteta të trafikut janë familjare e institucionale. Kemi shumë rrugë për t?iu dhënë zgjidhje shkaqeve.?Deklaratat u bene gjate Konferencës per Prezantimin e Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit te qenieve njerëzore, ku morën pjese edhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin apo ambasadori i Mbretërisë se Bashkuar ne Tirane.

Free Traffic Exchange