Ata janë mbase pasoja më e rëndë e luftës në Siri. Janë fëmijë të cilët i shkëpusin në mënyrë të dhimbshme nga nënat e tyre, i marrin papritur nga shkolla dhe i heqin nga loja e preferuar, duke i çuar drejt një toke ku edhe të rriturit dalin me trauma. Kjo, në rastin më të mirë, kur nuk humbin jetën.