Shtrenjtohen fruta - perimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne këtë periudhe te vitit, rritja e çmimeve ne tregje është e dukshme. Fruta-perimet janë shtrenjtuar me 20%, kryesisht produktet e importit, për te cilat tregtaret thonë se nuk është ne përgjegjësi te tyre. Produktet te cilat kane pësuar me shume rritje janë domatja, kastraveci, mashurka, kungulli, ndërsa e kundërta ka ndodhur me produktet e stinës si sallata, lulelakra, etj. Por ne fakt kjo rritje e cila deri me tani varion nga 20 deri ne 50 leke, ka renduar konsumatorët. Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku grupet e punës nga AKU, Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit dhe Tatim Taksave, kane dale ne terren per monitorimin e çmimeve, sivjet janë vetëm përgjegjësitë e minibashkive qe kontrollojnë tregjet. Vete tregtaret pohojnë se me afrimin e festave, rritja e çmimeve është një situate thuajse e pashmangshme.