http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëpunimi ekonomik dhe nevoja që Kina të rrisë mbështetjen financiare për Shqipërinë, ishin në qendër të bisedës që kryeministri Rama pati me homologun kinez Li Keqiang, në ditën e dytë të samitit mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që mbahet në Beograd.Kreu i qeverisë shqiptare, përmes një postimi në Facebook, i cilëson ndryshime reale marrëveshjet që pritet të dalin nga ky forum i rëndësishëm ekonomik. ?Mirekuptim i plote me kryeministrin Li Keqiang per nevojen qe Kina te rrise mbeshtetjen financiare ndaj Shqiperise dhe rajonit.?Më herët, Rama, po nëpërmjet rrjetit social komentoi arritjet e ditës së parë të samitit, që parashikojnë investimin e 10 miliardë Dollarëve nga Kina, në projekte të ndryshme në vendet e rajonit. Ato kanë të bëjnë me rrjetin hekurudhor, në infrastrukturë, në industri si dhe bujqësi.Takimi i Ramës me Vuçiç, pasoi atë me homologun kinez.Delegacionet e Shqipërisë dhe Serbisë, u ulën në një tryezë të përbashkët në Beograd, për herë të dytë brenda pak më shumë se një muaji, takim që kaloi me jo pak probleme.Forcimi i bashkëpunimit dhe veçanërisht rritja e kujdesit për shqiptarët e Preshevës, ishin kërkesat që zoti Rama i parashtroi kryeministrit serb.?Takim me kryeministrin Vuçiç per rritjen e ritmit te bashkepunimit dhe rritjen e kujdesit ndaj shqiptareve te Lugines se Presheves.?Pas këtij takimi, ministri shqiptar i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, në prani të kryeministrave Rama dhe Vuçiç, nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave të drejtuesve të automjeteve në vendet përkatëse.