http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorë te fshatrave te komunës Udenisht ne ditën e trete te protestave përplasen me policinë lokale ne tentative për te bllokuar rrugën nacionale Lin-Pogradec. Per disa minuta, banoret kane arritur te ndalojnë mjetet qe vinin ne drejtim te Pogradecit, por kane ndërhyre uniformave blu duke kërkuar largimin e tyre pasi lejen e kishin marre per te protestuar brenda fshatit. Edhe nje here tjetër, banoret kane bere me dije se nuk do te lejojnë prishjen nga INUK te lokale dhe hoteleve. Nga njëra ane, banore te shumte qe protestojnë ne fshatin Udenisht, por nga ana tjetër pronare lokalesh dhe hotelesh janë duke çmontuar objektet e tyre pasi 18 lokale dhe hotele do te dëmshpërblehen nga qeveria me një vlere qe shkon deri ne 5 milion dollarë.