Meta: Basha jo me dy standarde - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare beteja e opozitës ne mbrojtje te vendimeve te Gjykatës Kushtetuese ka filluar te prodhoje efekte kundër vete Partisë Demokratike. Ky është gjykimi i kryetarit te kuvendit Ilir Meta ne lidhje me qëndrimin e PD për ndarjen e re territoriale e cila u la ne fuqi nga Gjykata Kushtetuese. Gjate nje komunikimi me mediat, Meta i ka risjelle ne vëmendje liderit te opozitës Lulzim Basha te gjithe retoriken politike te vitit te fundit ne mbrojtje te vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar te mos zbatoje dy standarde. Meta ndërkaq eshte shfaqur i qete ne lidhje deklaratat e opozitës se me kete harte nuk mund te mbahen zgjedhje, edhe pse sipas tij i favorizuari i madh i ndarjes se re është Lulzim Basha i cili drejton Bashkinë e Tiranës. Por vete kryetari i demokrateve nje dite me pare duke u treguar i kujdesshëm te theksoje se nuk komenton vendimet e gjykatave, beri te qarte se nuk e njeh reformën territoriale. Vendimi i kushtetueses i dha fund debateve ligjore ne lidhje me ndarjen territoriale me 61 njesi, por duket se debati politik per këtë çështje do te vazhdoje gjate.