http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investitorët kinezë do të ndërtojnë Rrugën e Arbrit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore që mbahet në Beograd, njoftoi nëpërmjet një postimi në Facebook, marrëveshjen e arritur për financimin nga pala kineze. ?U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me ?Chinese Exim Bank? për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërise e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm.?Rama, po përmes Facebook, u kthen përgjigjje edhe akuzave të Partisë Demokratike, se po firmos projektet e gjetura gati.?Rruga e Arberit ishte gati? Po, mu si gjithë gropat e tjera të borxheve zinxhir në qafën e shqiptarëve! 1vit negociata per te mos rene brenda.Tani po, eshte gati me 1 formule te re partneriteti qe do promovohet nga kryeministri kinez ne Samitin e Beogradit si nje financim inovativ!?Forumi ekonomik i vendeve europiane me Kinën, i katërti në llojin e tij, mbahet këtë të martë dhe të mërkurën, në kryeqytetin serb Beograd nën masa të rrepta sigurie. Kryeministri Rama, i cili ndodhet në Beograd për herë të dytë brenda pak më shumë se një muaji, zhvillon një sërë takimesh me homologët e tij gjatë këtyre ditëve. Të mërkurën është parashikuar edhe një takim me kryeministrin serb Aleksander Vuçiç. Samiti është i një rëndësie të veçantë sa i takon investimeve kineze në vendin tonë dhe në rajon. Rreth tre mijë e 500 vetë janë pjesë e delegacionit kinez, me në krye shefin e qeverisë Li Keqiang, që do të shohin për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore.