http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne turin e bashkëbisedimeve me qytetaret kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha eshte ndalur këtë radhe ne qarkun e Dibrës. Gjatë takimit me banorë të zonës të cilët kanë treguar problemet që kanë në fusha të ndryshme si punësimi, arsimi, shëndetësia dhe rritja e energjisë elektrike Basha ka bërë përgjegjëse qeverinë që sipas tij i ka braktisur shqiptarët. ?Nga jugu në veri,nga lindja në perëndim shqiptarët janë braktis nga kjo qeveri, taksat i ka rrit, çmimet e naftës i ka rrit, po përgatit të rrisë çmimin e energjisë. Nuk e thotë. Thotë mesatarizim. Ça do me thënë mesatarizim?! D.m.th rritje apo ulje?? Kjo qeveri nuk do qytetarë të lirë, nuk do qytetarë të ditur, nuk do qytetarë të arsimuar, nuk do qytetarë me mendje të pavarura, do papagaj.? Pas mbylljes se universitetit te Peshkopisë, Basha i ka bere thirrje studenteve te dalin ne proteste, duke pasur mbështetjen e plote te Partisë Demokratike. Përveç studenteve Basha ka takuar edhe disa mësues te larguar nga puna.