http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova ende mbetet një pengese e pakalueshme per Serbinë jo vetëm ne marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe ne raport me Aleancën e Atlantikut te Veriut. Ambasadori serb Miroljub Zariç, ka braktisur takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme të Kartës SHBA-Adriatike ne shenje proteste ndaj kërkesës së Prishtinës per anëtarësim me te drejta te plota të Kosovës ne këtë nisem. Pas këtij takimi që zhvillohet në Tiranë, shefi i diplomacisë shqiptarë Ditmir Bushati ka dalë në një konferencë për mediat dhe ka dhënë një përgjigje me tone diplomatike për këtë gjest të ambasadorit serb, duke theksuar se secili vend e përcakton vete raportin me NATO-n. ?Ky është një qëndrim i palës serbe. Unë jam i mandatuar për të artikuluar interesat e Shqipërisë dhe jo interesat e Serbisë. Secili prej vendeve të rajonit e di mirë se si e sheh raportin me NATO- n dhe me sfidat e sigurisë në përgjithësi dhe sfidat me të cilat sot përballet civilizimi perëndimor. Thënë shkurt dhe troç. Ne si Shqipëri do të dëshironim një gjithë përfshirje në këtë nisëm, duke qenë se konsiderohet si paradhomë për anëtarësimin e vendeve në NATO dhe garanton nga ana tjetër një përfshirje më të madhe të SHBA-së në rajon përmes programeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme që prekin elementët e sigurisë. Por, sa më shpejt ta ndajnë mendjen të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë që kjo është rruga e vetme dhe më e qëndrueshme, aq më mirë besoj se duhet të jetë për të gjitha vendet e rajonit, në mënyrë që të mos krijojnë boshllëqe nga pikëpamja e sigurisë?. Por ndërsa largimi i përfaqësuesit serb, që ka veteëm rol vëzhgues në këtë tryezë ishte gjest formal, pengesën e vërtetë propozimi për të përfshirë Kosovën si anëtare me të drejta të plota, e ka sjellë Bosnje Hercegovina. Ky vend vuri veton kundër Kosovës, per arsye qe sipas ministrit Bushati janë te njohura.?Besoj se janë fakte të njohura që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe me subjektivitetin juridiko - kombëtar që ka shteti i Kosovës?.Ministri Bushati ka komentuar edhe vizitën e Kryeministrit Rama ne Beograd në kuadër të nismës kineze për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. ?Çdo vit, Nisma kineze organizohet në shtete dhe kryeqytete të ndryshme. Këtë vit organizohet në Beograd dhe Kryeministri i Shqipërisë, natyrisht do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në Bukuresht për të përfaqësuar Shqipërinë dhe për të diskutuar mbi fushat dhe projektet që mund të jenë të zbatueshme edhe në Shqipëri?. Vende anëtare te Kartës SHBA-Adriatike janë Shqipëria, SHBA-ja, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, ndërkohë qe Kosova dhe Serbia kane statusin e vëzhguesit, nga këto Shqipëria dhe Kroacia janë vende anëtare në NATO, tre janë vende aspirante, siç është rasti i Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës.