http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I akuzuari për vjedhjen e Bankës se Shqipërisë Ardian Bitraj, dyshohet se ka lene ne lloto sportive deri ne 2 miliard leke te vjetra, gjate kohës kur po zhvillohej kampionati botëror. Ky është përfundimi në të cilin ka dale prokuroria lidhur me destinacionin kryesor te parave te vjedhura nga thesari i Bankës se Shqipërisë. Por nje tjetër pike e erret për akuzën, është shuma e vërtete e parave të vjedhura, per te cilen prej nje muaji po punojnë 3 eksperte te caktuar nga prokuroria. Ata pritet te dorëzojnë raportin përfundimtar qe do t?i japë fund edhe hetimeve per vjedhjen ne banke. Ndërkohë mësohet se te akuzuar direkt për vjedhjen, duke rrezikuar dënime te renda do te jene Ardian Bitraj, nipi i tij Kleves Bejtja si dhe Mimoza Bruzia. Ndërsa ish-guvernatori Ardian Fullani do te shkoje më vete para bankës se te akuzuarve, vetëm per akuzën e shpërdorimit te detyrës. Prokuroria ka marre te pandehur për ngjarjen, 15 persona për 10 prej te cilëve nje jave me pare u kërkua dënimi me 55 vite burg, ndërkohë qe pese te tjerë do te gjykohen me vete.