Letër falenderimi nga Rama - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të festave të fundvitit dhe ku aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike vazhdon, Kryeministri Edi Rama menduar të falënderojë çdo familje shqiptare që ka paguar në rregull të gjitha faturat e energjisë elektrike për vite me rralle. Përmes një letre të personalizuar që pritet të mbërrijë te çdo familje e rregullt në shlyerjen e detyrimeve Kryeministri shkruan: ?Pagesa e rregullt e energjisë elektrike nga ana Juaj është detyrim i fortë për ne që të luftojmë pa pushim për t`i dhënë fund fenomenit të turpshëm të vjedhjes së energjisë. Energjia nuk mund të vazhdojë të paguhet më vetëm nga Ju dhe Ju s?mund të mbani më në kurriz, me paratë Tuaja, edhe ata që e vjedhin energjinë. Dua ta dini se Ju jam shumë mirënjohës për inkurajimin e madh që na jepni përmes shembullit Tuaj qytetar dhe po ashtu, dua t?ju siguroj se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të bëjë gjithçka që vendi ynë të ketë, më në fund, shtetin dinjitoz që Ju meritoni.Por, ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike, e cila e ka cilësuar urimin e kryeministrit Rama si letër nga ferri?.?Letra e Edi Ramës për qytetarët, është në të vërtetë një letër nga ferri. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur mijëra familje sot janë në errësirë, janë të pamundura për të paguar energjinë dhe faturat abuzive, sepse nuk kanë një vend pune, nuk kanë asnjë burim ekonomik. Urimi për festat e fundvitit, është hipokrizia më e madhe që mund të ndodhë me realitetin e zymtë që e ka krijuar ai vetë, Edi Rama me politikat e represionin e tij, me shtetin policor, me rritjen e taksave, me dështimin e njëpasnjëshëm në ekonomi, me papunësinë e mjerimin që ka krijuar? eshte kundërpërgjigjur Salianji.Operacioni kundër vjedhjeve të energjisë dhe atyre që prej vitesh nuk kanë paguar energjinë elektrike ka nisur një muaj më parë në të gjithë vendin dhe do të përfundojë pasi ti jetë dhënë fund të këtij fenomeni.

Free Traffic Exchange