Kosovë, nuk parashikohet rritja e pagave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e re e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2015, në të cilin nuk parashikohet rritja e pagave me 25 për qind, ashtu siç kishte premtuar kabineti i Thaçit. Ministri i Financave Avdullah Hoti konfirmoi këtë fakt gjatë mbledhjes së ekzekutivit. Hoti tha se vitin e ardhshëm do të ketë rritje të të ardhurave që do të mundësohet nga luftimi i informalitetit. ?Tek shpenzimet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve ka një rritje të konsiderueshme e cila reflekton rritjen prej 25 për qind të pagave që kanë ndodh nga muaji maj i këtij viti, pra që futet komplet rritja e plotë gjatë gjithë vitit fiskal në vitin 2015.?Kryeministri Isa Mustafa e justifikoi mosarritjen e pagave, pasi sipas tij, nuk është realizuar plani për mbledhjen e të ardhurave.?Buxheti është paraparë që të jetë për këtë vit në pozicionin e të hyrave buxhetore 1 miliard e 576 milionë, në pozicionin e shpenzimeve përkatësisht të dalave buxhetore 1 miliard e 682 milionë, tek të hyra planifikohet të kemi të hyra 8,1 për qind më të larta nga viti 2014, tek të falurat kemi 6 për qind më shumë se sa në vitin 2014 dhe po ashtu është një mospërputhje në mes të hyrave dhe të dalave që parashihet të plotësohet nga të hyra tjera jofiskale që është në harmoni me marrëveshjet që janë bërë me Fondin Monetar Ndërkombëtar s ai përket deficitit buxhetor.?Kuvendi i Kosovës do të diskutojë ditët në vijim këtë projektligj, i cili pritet të miratohet deri në fund të dhjetorit.