http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikur te mos mjaftonte ngërçi i krijuar mes Presidentit dhe mazhorances per zgjedhjen e Guvernatorit te ri te Bankës se Shqipërisë, nje tjetër proces ka mbetur pezull, ai i plotësimit te vendeve vakant ne këshillin mbikëqyrës se këtij institucioni. Shqetësimi është përcjellë me tone kritike nga kreu i Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe, i cili i kujton Kuvendit se ka tejkaluar çdo afat per te kryer dëgjesat me 15 kandidatet për anëtar te këshillit. Me tej, Braçe u ndal edhe tek dy anëtaret e këshillit mbikëqyrës, e konkretisht, Petraq Milo dhe Dhori Kule qe sipas tij, kane shkelur ligjin per bankën pasi jane te pjese e ne strukturat e Partisë Demokratike. Keto deklarata, zoti Braçe i beri teksa komisioni miratoi lirimin nga detyra te njërit prej anëtareve te dorëhequr Adrian Civicit. Aktualisht ne këshillin e bankës jane kater vende vakant. Dy prej te cilëve zgjidhen nga Kuvendi nje nga qeveria dhe nje anëtar e zgjedh vete këshilli. Por aktualisht, problemi kryesor është gjetja e një konsensusi mes Presidentit dhe Kryeministrit për emrin qe do te drejtoje Bankën Qendrore. Presidenti ka dekretuar zotin Genti Sejko, nje ekspert qe vjen nga radhët e sistemit bankar, por Kuvendi nuk ka ende nje qëndrim te unifikuar per miratimin ose jo te kësaj kandidature.