Aksioni për debitorët e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni për prerjen e lidhjeve te paligjshme te ujit te pijshëm ka nisur sot ne qytetin e Elbasanit. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve e mbështetur edhe nga forcat e policisë se rendit ka filluar ndërhyrjen. Ne ditën e pare, aksioni është përqendruar ne lagjet kryesore te qytetit ku uji është ndërprere per 100 abonentë. Shuma e papaguar në këtë ndërmarrje, në total arrin në 450 milion lek të rinj. Ata që nuk paguajnë, nuk janë vetëm abonentët familjarë, por ka dhe shumë subjekte private e institucione shtetërore. Drejtori i Ndërmarrjes se Ujësjellës Kanalizimeve ka bere me dije se do te ketë edhe ndjekje penale per individë qe e kane vjedhur ujin e pijshëm nëpërmjet lidhjeve te paligjshme.