http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona te maskuar dhe nen kërcënimin e armeve kane grabitur nje kazino ne qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 ne Bulevard ?Republika? kur grabitësit me arme gjahu çifte kane hyre ne kazinonë ngjitur me kinemanë. Burime nga policia konfirmojnë se ata kane arritur te marrin shumen prej 9 milionë lekësh te vjetra. Ne kazino ne momentin qe ka ndodhur grabitja kane qene arkëtarja si dhe nje punonjës tjetër. Grabitësit kane dhunuar arkëtaren dhe pasi kane marre paratë jane larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira. Policia ben te ditur se nga pamjet e kamerave te sigurisë duket se grabitësit nuk ishin profesioniste megjithatë ende nuk eshte bere identifikimi i tyre. Here pas here kazinotë e qytetit juglindor kane qene objekt i grabitjeve me arme, por fatmirësisht ne te gjitha rastet nuk jane shënuar te lënduar ne njerëz. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurise dhe po punon per te mbërritur tek emrat e autoreve te grabitjes.