Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, me në krye shefen e diplomacisë së bllokut, Federica Mogherini, e kritikuan ashpër bastisjen e disa mediave në Turqi dhe arrestimin e dhjetëra përfaqësuesve të tyre, që të gjithë mbështetës të klerikut musliman Fethullah Gulen.