Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pas formimit të qeverisë së Kosovës, kërkojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes në Serbi. Ata thonë se qeveria serbe nuk ka treguar gadishmëri për pjesëmarrjen e shqiptarëve në institucione, pavarësisht se kjo do të ishte e mundur.