“Dancing” me Valeria Marinin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Valeria Marini modelja, aktorja dhe një nder shoëgirls me te famshme italiane do te veshe per nje mbrëmje petkun e antares se jurisë ne ?Dancig Ëith the Stars Albania?. Italiania e njohur per embelsine dhe sensualitetin e saj, është e ftuara speciale e edicionit te peste te produksionit te suksesshëm ne Vizion Plus. Marini mësohet se do te mbërrije paraditen e te hënës ne Tirane, e me pas ne mbrëmje, ne orën 21.00 do te jete pjese e puntates speciale te ?Dancing ëith the Stars? duke e bere ketë mbrëmje televizive te mbushur me surpriza. Bukuroshja italiane nuk do te gjykoje vetëm yjet pjesëmarrës ne gare, por do te behet pjese e spektaklit me nje performance ?Alla Marini?, e njohur për joshjen skenike. Me nje karriere mbi 20-vjeçare ne median italiane, Valeria Marini debutoi per here te pare ne ekranin ne vitin 1992. Pas performancave televizive e ne kinematografi, Marinit iu besua ne 1997 prezantimi i Sanremos. Pas viteve 2000, sex simboli italian nisi karrierën edhe ne boten e modes, si stiliste, ku vetem disa muaj me pare prezantoi edhe koleksionin e saj me fustane nusërie.

Free Traffic Exchange