Dyndje në sportelet e ujit në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mjaftuar paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për fillimin e operacionit kundër abuzuesve me ujin e pijshëm qe qytetaret e Durrësit te dynden ne sportele per te paguar faturat e prapambetura. Përballë fluksit ne rritje ujësjellësi ka hapur 3 sportele të reja. Përgjegjësja e sektorit të financës pranë ujësjellësi Stela Nenada thotë se vetëm tek sektori i shërbimit të klientit funksionojnë 5 sportele për pagesat, nga dy që ishin më pare. Drejtoria e ujësjellës kanalizimeve ka përmirësuar treguesit që lidhen me arkëtimet, pasi sipas shifrave ato jane rritur me 21 përqind. Ujësjellësi I Durrësit ka një debi të madhe të pambledhur ndër vite për faturat e papaguara, të ujit të pijshëm e cila arrin vlerën e 1 miliard e 947 milion lekëve. Nga ana tjeter në lidhje me detyrimet që ujësjellësi ka për energjinë elektrike, shuma vetëm për këtë vit është 456 milion lek të reja.