http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sipas Partisë Demokratike qeveria Rama - Meta vazhdon t?u japë tendera në mënyrë korruptive financuesve të fushatës. Në një deklaratë për mediat, përgjegjësi për mjedisin dhe pyjet, Jamarbër Malltezi tha se 75% të fondit të pyllëzimit i ka marrë nje kompani qe ka konflikt interesi me nje zyrtar te Ministrise. Buletini zyrtar tregon se ALB-Garden, me përfaqësues z.Pjetër Trashaj, ka perlarë 1.2 milionë dollarë nga kjo Ministri, pra 75% të të gjithë fondit. Organizuesi i dokumentacionit teknik të tenderave në Ministri është i biri i pronarit që fiton tenderat dhe përjashton të tjerët.Pas ardhjes në pushtet, Rama-Meta gjetën mënyrën më të drejtpërdrejtë për të shpërblyer donatoren e saj. I caktuan të birin shef në Ministrinë e Mjedisit, dhe ai i tenderon babait të tij herë pas here miliona nga taksat e qytetarëve të vendit. Deri më sot, plot 1.2 milionë dollarë.Por Partia Socialiste nuk i ka pranuar këto akuza. Në një deklaratë për mediat deputeti Besnik Baraj thotë se opozita po bën punën e saj që të monitorojë qeverinë, por kjo nuk duhet të ndodhë me dhëndrin e ish-kryeministrit.Ndërsa në një reagim për mediat Ministria e Mjedisit sqaron se kompania Alb Garden ka fituar më pak se 20% të vlerës së investimit për pyllëzimin e vendit dhe kjo është bërë me tender të hapur. Sipas saj tenderi zhvillohet nga drejtoritë e shërbimit pyjor në qarqe dhe jo nga ministria.