Dyndje në sportelet e OSHEE në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksionet e vazhdueshme te OSHEE ne bashkëpunim me policinë si dhe vendimi i qeverise për heqjen me 80 perqind te kamatëvonesës, kane dhënë efekte te menjëhershme ne lidhje me pagesën e energjisë elektrike nga debitorët. Shefi i degës se shitjeve dhe arkëtimit pranë kësaj drejtorie shprehet se vetëm ne pak dite nga hyrja ne fuqi e VKM-se per uljen e kamatëvonesave, janë lidhur 645 aktmarrëveshje ne total, 371 prej te cilave nga abonentë familjare. Ne zyrën e kujdesit ndaj klientit qe gjendet pranë portit ne Durrës ka nje dyndje te qytetareve qe janë debitorë dhe kërkojnë te përfitojnë nga ulja e kamatëvonesës. Gjate muajit nentor 2014 dega e OSHEE ne Durrës ka kryer 3967 kontrolle ne abonentë familjare dhe private ne bashkëpunim me policinë duke denoncuar 51 rase per abuzime ne rrjet dhe me pas janë arrestuar 33 persona abonentë familjare dhe private.