Fiks Fare, 12 Dhjetor 2014, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2015-11-28 10

Jetimet ne Shkoder

Ne qytetin e Shkodres jetimet qe kane mbushur moshen 18 vjec , kalojne nga shtepia e femijes, ku jane rritur ne vende te tjera te cilat i percakton Bashkia e qytetit. Ne rastet me te shumta, Bashkia i kalon jetimet ne Konviktet e Shkollave te mesme edhe i vendos ne katet e para te ketyre konvikteve ku bashke me to jane edhe nxenesit. Kushte ku keto njerez jetojne bashke me familjet e tyre jane skandaloze.
Intervista te jetimeve te cilet jetojne ne konviktin e shkolles se mesme Teknologjike, ata jetojne ne kushte skandaloze higjenosanitare edhe kjo gjendje eshte prej vitesh, nuk ka ndryshuar asnjehere. Banoret nuk kane uje sepse i eshte nderprere. kane bere vete nje lidhje sa per tu furnizuar me uje. Jetojne ne dhoma te vogla, bashke me familjet e tyre, e megjithse perpiqen ti mirembajne eshte shume e veshtire. Dushe nuk kane fare, mungojne. Banjot jane te degraduara ne maksimum.
Interviste pergjegjesia e zyres se Kujdesit Social Ne si Bashki i kemi vendosur jetimet e moshes 18 e siper, ne konviktet e qytetit. Eshte e vertete qe kushtet nuk jane te mira, por kaq jane mundesite qe Bashkia ka . Zgjidhja me e mire e mundshme do te ishte krijimi i shtepive apo qendrave sociale ku keto njerez te jetonin. Por kjo kerkon nje bashkpunim me te gjere edhe me instancat e tjera kopetente edhe deri tani nuk eshte bere e mundur. Bashkia i jep jetimeve 7000 leke ne vit .

Free Traffic Exchange