Artistët bien dakord për uljen e moshës së pensionit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pese vitesh kërkesa e diskutime, artisteve do t?ju ulet mosha e pensionit. Te paktën kjo është deklarata qe vjen nga sindikata e artisteve shqiptare, te cilët janë shprehur se kane rende dakord me Ministrinë e Kulturës per uljen e moshës se daljes ne pension, e cila zbret me gati 15 vjet, ne varesi te kategorive. Sipas presidentit te sindikatës, Reshat Ibrahimi projektligji i propozuar nga ata është premtuar se do te kaloje per miratim këtë muaj.Por çdo te thotë ulje e moshës se daljes ne pension per artistet dhe pse ka rendësi per ta?! Me ligjin aktual nje balerine apo valltare del ne pension ne moshën 60-vjeç, ndërkohë qe kapaciteti fizik i tyre nuk ua lejon vijimin normal te profesionit. Me projektligjin e ri kjo kategori del ne pension kur mbush 45-vjeç. Nga ana tjeter, ky ndryshim i hap rruge edhe vendeve te reja te punës per artistet e rinj.