http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ne 24-vjetorin e krijimit te Partisë Demokratike lideri i saj Lulzim Basha ka përmendur kushtet e opozitës ndaj mazhorances per kthimin ne kuvend. Duke pranuar se po kalojnë kohe te vështira, Basha tha para eksponentëve te PD, anëtareve dhe te ftuarve te tjerë, se vetëm dekriminalizimi i kuvendit do te thyeje bojkotin. Të njëjtin qëndrim, Basha mbajti edhe pas një takimi me aleatët e tij, teksa pohoi jo pa entuziazëm se opozita ishte e kënaqur me negocimin që po bënin ndërkombëtarët për çështjen e bojkotit. Por megjithatë, qenia në konflikt të fortë me shumicën dhe qëndrimi jashtë parlamentit, është parë si një shenjë qëndrese nga demokratët, të cilët vijuan festën. Pikërisht nën këtë frymë, Basha ka falënderuar posaçërisht dhe liderin historik të PD Berisha, që sipas tij, e mbajti partinë te madhe dhe te forte. Por Basha nuk harroi të vlerësonte edhe lëvizjen studentore që sipas tij, ndezi pishtarin e lirisë.