http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pritja e përvitshme e fundvitit me trupin diplomatik është shfrytëzuar nga Kryeministri Rama për te siguruar diplomatët se mazhoranca është e gatshme të plotësojë kushtet e opozitës për kthimin në kuvend. Por në fjalën para diplomatëve të huaj, Rama u ndal edhe tek projekti i integrimit te Ballkanit ne bashkimin europian. Kryeministri vuri në dukje se fqinjësia e mira duhet te jete çelësi i suksesit per integrimin e rajonit. Rama nënvizoi gjithashtu reformat e ndërmarra në vetëm një vit, si dhe angazhimin e vendit tonë në misionet për rritjen e sigurisë në botë.