http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha është shfaqur entuziast para kamerave pas nje takimi me aleatet Dashamir Shehi e Fatmir Mediu edhe pse këta te fundit kane deklaruar tashme fundin e bojkotit. Ajo qe e ben optimist liderin e opozitës eshte pikërisht futja ne loje e faktorit ndërkombëtar dhe ne mënyrë specifike e deputeteve te Parlamentit Europian per te gjetur nje marrëveshje kompromisi mes PS e PD; moment ky qe per Lulzim Bashen afron fitoren per kauzat e demokrateve. Megjithatë Basha nuk e ka nje përgjigje nese ne 18 dhjetor deputetet demokrate do te hyjnë ne parlament pasi sipas tij fjala e fundit i takon shumicës. Aleatet e PD e kane beret e qarte qendrimin e tyre me heret: ata thjesht shpresojnë qe javen e ardhshme e gjithe opozita te hyje ne Parlament. Gjate kesaj jave lideri i opozitës Basha ka zhvilluar disa takime me aleatet, por ende nuk ka mbledhur grupin parlamentar per te marre nje vendim ne lidhje me bojkotin e parlamentit qe po zgjat prej 5 muajsh.