http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania shtetërore KESH ka nisur zyrtarisht shlyerjen e detyrimeve që ka mbledhur në vite ndaj prodhuesve të energjisë elektrike. Korporata ua blinte energjinë HEC-eve të vogla por në shumicën e rasteve nuk u jepte paratë duke akumuluar një borxh që shkon në vlerën e 60 milion dollarëve. ministri i energjisë Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij në parlament premtoi se brenda këtij viti do të jepet gjysma e këtij detyrimi, ndërsa deri në mars të 2015-ës do të paguhet e gjithë debia. Gjatë miratimit të kredisë me vlerë 150 milion dollarë në parlament, kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe tha se për herë të parë qeveria po investon seriozisht në rrjetin energjetik, pasi nuk ishte hedhur asnjë para që prej momentit të elektrifikimit të vendit. Braçe tha se selia blu duhet ti jape fund thirrjeve ndaj qytetarëve per te refuzuar pagesën e dritave. Që të rimëkëmbet i gjithë sistemi energjik kërkohet në total një investim në vlerën e 1 miliard dollarëve, ose sa 1 e katërta e buxhetit të shtetit. Me kredinë që po merret nga banka evropiane për rindërtim e zhvillim fillimisht do të investohet në matësa dhe në linja të cilat janë amortizuar.