Rama për punësimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipëri ka shfrytëzuar diskutimin në kuvend për të komentuar shifrat e publikuara një ditë më parë nga instituti i statistikave lidhur me nivelin e punësimit në vend. Sipas Ramës rritja e numrit të të punësuarve vjen si rezultat i reformave të ndërmarra nga qeveria, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.Edi Rama thekson: Insistojmë tek industria përpunuese, prodhimi vendas në bujqësi, blegtori dhe në tërësi në fshat, duke vazhduar të insistojmë tek suksesi i domosdoshëm për jetë a vdekje të operacionit të rimarrjes nën kontroll të burimeve energjetike të vendit, por dhe të burimeve natyrore në tërësi. I kemi të gjitha mundësitë që në këto drejtime të krijojmë me shpejtësi vende të reja pune.Duke folur për anketën kreu i qeverisë theksoi se rezultatet e saj janë mjaft inkurajuese. Por një problem i madh mbetet punësimi i të rinjve, edhe pse tre mujori i fundit tregon një rritje të qëndrueshme. Po te analizojmë te punësuarit me arsimi te mesëm, shkalle punësimit mes tyre sot eshtre me larte ,se atyre me arsim profesional.. ato 60 % .. Ndërsa arsim te përgjithshme 40% jam i bindur qe ne vitet e ardhshme do kemi nje rritje arsimit profesional dhe nje ulje te atyre me arsim te përgjithshme/ Sistemi arsimor vetëm ne 1 vit na ka sjell ne këtë raport katastrofik mes te punësuarve 15-30 dhe 30-64.Gjithashtu Rama theksoi se një objektiv i rëndësishëm janë edhe burimet natyrore, duke e vënë theksin tek turizmi, si një mundësi mjaft e mirë punësimi.

Free Traffic Exchange