http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para marrjes de fakto të postit të kryeministrit, Isa Mustafa i është përgjigjur opozitës dhe kritikave të tyre për koalicionin qeveritar me partinë demokratike. Përmes një komenti në rrjetin social facebook, Mustafa ka thënë se paktin me PDK-në e ka bërë për hir të qytetarëve, duke përfaqësuar vullnetin e tyre.Unë dhe LDK respektuam këtë logjikë, respektuam votat që i morëm nga qytetarët tanë si subjekt politik dhe mbesim konsekuent se do t?i përmbushim premtimet që atyre ua dhamë, por respektuam edhe votat që i morën subjektet e tjera politike, përfshirë në rend të parë PDK-në me subjektet e koalicionit parazgjedhor. Koalicioni PDK-LDK përfaqëson votën e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe neve kemi për detyrë që këtë vullnet ta bëjmë realitet.Te premten ish kryeministri i Kosovës i dorëzon detyrën pasuesit të tij, Isa Mustafa. Vetë Thaçi do të mbajë postin e zv/kryeministrit dhe atë të ministrit të jashtëm, deri në përfundim të mandatit të presidentes Jahjaga. Koalicioni i ri PDK-LDK është përballur me akuzat e ashpra të partive në opozitë. Duke folur per paktin Thaci-Musta, lideri i AAK-së deklaroi se i keqi dhe i dobëti janë bërë bashkë.