http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Piktura ne telajo është nisur te realizohet ne vitin e largët 1990 ne Shqipëri, por ka përfunduar vetëm tre vite me pas ne Austri. Vepra ne mënyrë simbolike është dëshmi e jetës se Martin Lucajt, piktorit shqiptar i cili prej me shume se 20 vitesh jeton ne Austri. Por, pavarësisht krijimtarisë jashtë kufijve, Lucaj i cili ekspozitën e tij te fundit personale ne Tirane e kishte çelur ne vitin 1989, mbante një peng: atë te rikthimit. Me rreth 50 vepra, ku dominon peizazhi, ekspozita e Martin Lucaj sjell pune te realizuara nder vite dhe do te qëndrojë e hapur ne Muzeun Kombëtar deri me 13 Dhjetor.