http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Javët e fundit te sesionit parlamentar duket se kane intensifikuar përpjekjet per rikthimin e opozitës ne Kuvend, tashme me nje angazhim publik edhe te Parlamentit Europian. Nje dite pas vizitës se kryeministrit Edi Rama ne Bruksel ku është rene dakord qe Parlamenti Europian te garantoje nje marrëveshje PD-PS duke përfshirë edhe nje nisem per dekriminalizimin e parlamentit, kryetari i PD Lulzim Basha nga gjermania ka mbështetur lëvizjen e fundit te europarlamentareve. Ne nje njoftim per mediat ne lidhje me pjesëmarrjen e liderit te opozitës Basha ne kongresin e CDU, theksohet se kryetari i PD vlerësoi dhe mirëpriti angazhimin e përfaqësuesve politikë të së djathtës dhe të majtës në Parlamentin Europian, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në adresimin e krizës parlamentare në vend.Gjate takimeve qe Basha ka zhvilluar me drejtues te larte te partisë se drejtuar nga kancelaria Merkel, jane diskutuar edhe drafti prej 5 pikash i Partisë Demokratike per nje marrëveshje shumice -opozite qe sipas PD do i jepte fund shkeljes së Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mohimit të instrumenteve të mbikëqyrjes parlamentare si dhe do të adresonte çështjen e mprehtë të mekanizmit që promovon krimin deri në Kuvendin e Shqipërisë. Por ne keto takime kryetari Basha ka theksuar se dyshja Rama-Meta deri me tani ka refuzuar cdo angazhim në këtë drejtim, duke pretenduar herë se nuk ka dijeni për çështjet e ngritura nga opozita e herë se kushtet e opozitës tashmë qenkan plotësuar. Brukseli është bere edhe njëherë qendra e negociatave per arritjen e nje marrëveshje mes forcave politike ne Tirane. Te martën per kete qellim kryeministri edi rama pati disa takime me europarlamentaret, ndërkohë qe nje jave me pare ne bruksel ishte ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu e cila zhvilloi disa takime me deputetet e Parlamentit Europian duke paraqitur propozimet e opozitës dhe duke kërkuar negocim per nje marrëveshje.