Shehi: Të enjten shkoj në Kuvend. Mediu, pro - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi është i pari deputet i opozitës qe deklaron se do t?i japë fund bojkotit e do kthehet ne parlament te enjten tjetër, qe është séanca e fundit te këtij sesioni. Dashamir Shehi shpjegon se bojkoti nuk mund te zgjatet me dhe do te ishte e papranueshme djegia e mandateve te opozitës. Domosdoshmëria e kthimit te opozitës ne parlament duket se është edhe qëndrimi i kryerepublikanit Fatmir Mediu, i cili megjithatë preferon te mos shprehet nese 3 deputetet e partisë qe ai drejton do te jene ne séance e 18 dhjetorit para se te ketë nje mbledhje te koalicionit opozitar. Megjithatë te dy aleatet e Partisë Demokratike shprehen se bojkoti i parlamentit deri tan ii ka prodhuar disa efekte pozitive. Mbledhja e fundit e grupit parlamentar demokrat dhe aleateve u zhvillua ne 1 shtator, mbledhje ne te cilën vazhdimi i bojkotit pati jo pak zëra kritike por tashme pritet nje mbledhje e re e deputeteve te opozitës për te vendosur, nëse bojkoti do te vazhdoje duke rrezikuar djegien e mandateve apo opozita do te rikthehet ne kuvend