http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korrupsioni nuk mund të luftohet nga një institucion i vetëm. Ka qenë ky mesazhi i Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori, Florian Raunig, në konferencën kundër korrupsionit. Duke theksuar faktin s e nuk ka vend pa korrupsion, Raunging deklaron se ky është dhe armiku kryesor i ekonomisë dhe stabilitetit.Jean Eric Pacuet thekson:?Kur një vend ka statusit e kandidatit për ne BE, apo nis negociatat lufta kundra korrupsionit është një nga shqetësimet kryesore që e kemi diskutuar së bashku dhe duhet adresuar. Dua të theksoj se lufta kundra korrupsionit duhet të përfshijë një zinxhir aktorësh siç janë policia, prokuroria dhe gjykatat, të cilat duhet të përforcohen se vetëm kështu mund të keni rezultate konkrete. Dhe në këtë kontekst, i nderuar zoti Kryeministër, mendoj se reforma në drejtësi që ka nisur Qeveria juaj dhe me kontributin e Presidentit të Republikës është një nga asetet kryesore të shtetit të së drejtës dhe që do të sigurojë efektivitetin e luftës ndaj korrupsionit?Në fjalën e tij ambasadori Raunging i ka shprehur qeverisë shqiptare mbështetjen e vazhdueshme te OSBE-së për luftën kundër korrupsionit, me qëllim arritjen e standardeve më të larta demokratike dhe mirëqenies së vendit.