http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 orë pas shpërthimit të tritolit në derën e shtëpisë se një polici një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Lezhë, ku persona te maskuar kanë grabitur një familje. Gjithçka ka ndodhur në orën 4:00 te mëngjesit kur tre persona kanë hyrë në një vilë dy katëshe në pronësi të shtetasit Gjin Toma. Të maskuarit kanë terrorizuar katër anëtarët e kësaj familje,ndërsa pjesëtarët kanë në gjumë. Grabitësit sipas familjarëve,pasi kanë depërtuar nga muri rrethues kane shfrytëzuar dritaret e shtëpisë dy katëshe dhe kanë hyrë brenda. Ata janë pikasur nga kryefamiljari i cili i ka thënë policisë se brenda banesës ishin tre persona. Gjin Toma ka tentuar te bëjë rezistence, por ka qenë e pamundur. Pasi kane marre nje shume prej 2 milionë lekësh te vjetra grabitësit janë larguar te pashqetesuar duke përfituar edhe nga errësira. Kjo është ngjarja e dytë e kësaj natyre në dy javë në Lezhë, ndërsa në harkun kohor të një muaji janë regjistruar 4 grabitje. Nderkohe qe deri tani asnjë person nuk është vënë në pranga për këto ngjarje.