Kushtetuesja “rrëzon” PD-në - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese rrezoi kërkesën e demokrateve për pezullim te ndarjes se re territoriale. Vendimi u dha ne fillim te seancës se shqyrtimit te ankimit te PD, ku palët paraqiten argumentet pro dhe kundër hartës se re territoriale me 61 bashki. Juristet e PD renditen arsyet pse ligji duhet shpallur anti-kushtetues duke filluar nga kalimi me procedure te përshpejtuar te ligjit, tek mungesa e konsultimit me qytetaret e deri tek cenimi i barazisë se votës. Sipas Oerd Bylykbashit miratimi i ndarjes se re ka futur procesin e përgatitjes se zgjedhjeve lokale ne krize pasi 6 muaj para zgjedhjeve ende nuk dihet si do behet ndarja e zonave te administrimit zgjedhor, pasi kuadri ligjor nuk është plotësuar. Por përfaqësuesit e parlamentit dhe qeverise paraqiten argumentet pse ligji është ne përputhje me kushtetutën. Ministri për çështjet vendore Bled Çuçi, ka sqaruar se konsultimet me qytetaret janë zhvilluar nëpërmjet takimeve ne çdo cep te vendit, ndërkohë qe është zhvilluar edhe nje sondazh për te marre mendimin e tyre ne lidhje me hartën me 61 bashki.

Free Traffic Exchange