Topi: Shumica të votojë Sejkon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi njëherësh kryetari i Frymës se Re Demokratike, në një intervistë për Vizion Plus vlerëson emrin e ri të dekretuar nga presidenti Nishani për Guvernator. Topi thotë se nëse mazhoranca nuk e miraton Genti Sejko, kjo do të jetë një gafë e madhe per te. Sa i përket bojkotit të opozitës kreu i FRD shprehet se ai është në dëm të shqiptarëve të cilët e votuan sepse mungesa e saj ne parlament e lejon mazhorancen të veprojë sipas qejfit. Por Topi nuk përjashton edhe mundësinë e djegies së mandateve. Sipas tij, kjo mund të bëhet me arsyen e largimit të disa emrave të cilët u lanë jashtë nga këshilli i ri kombëtar i partisë demokratike: I pyetur mbi aksionin e nisur nga qeveria Rama kundër vjedhjes se energjisë ish-presidenti thotë se mbështet rikthimin e shtetit ligjor, por sipas tij gjithçka duhej bere ne mënyrë graduale për te mos e mbytur shtresën e varfër.

Free Traffic Exchange