Operacione në 5 spitale private me shpenzimet e shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pacientët e parë që kanë përfituar ndërhyrjen falas për sëmundjet e zemrës në një nga spitalet jo publike, pa asnjë pagese. Prej disa ditësh ka nisur shpërndarja e pacientëve nga spitali publik drejt atyre private të cilëve për një angiografi koronare, ndërhyrje valvulare apo vendosjen e një ?pacemakeri? për rregullimin e rrahjeve të zemrës i?u është dashur të presin për muaj të tërë. Kjo po realizohet falë bashkëpunimit që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor po kryen me pesë spitalet jo publike në vend. Sipas ministrit Beqaj këto shërbime do të ofrohen me të njëjtën kosto si në spitalin publik, por shpenzimet e tyre do të mbulohen 100% nga shteti. Bashkëpunimi publik- privat për të shmangur listat e gjata të pritjes së të sëmurëve me probleme kardiake është një përvojë e aplikuar edhe në vendet e tjera evropiane, sic tregon edhe kardiokirurgu italian Lentini ky bashkëpunim publik privat që po ndodh aktualisht në Shqipëri është shumë i rëndësishëm. Në Itali kjo ka ndodhur shume vite më parë dhe ka qenë mjaft produktiv për pacientët. ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetësisë në Shqipëri. Në një vit numri i të sëmurëve me probleme të zemrës në listë pritjeje në spitalet publike arrin në rreth 500 dhe me zbatimin e 6 paketave të reja shëndetësore për përfitim falas të shërbimeve në spitalet private pritet që numri i tyre të përgjysmohet.

Free Traffic Exchange