Kukës, institucionet s’paguajnë dritat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit e institucioneve shtetërore në Kukës nuk paguajnë energjinë elektrike që konsumojnë. Jo vetëm kaq, por një numër i madh i tyre ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes, për mundësinë e shlyerjes së faturave të prapambetura. Shqetësimin e ka ngritur Prefekti Safet Gjici, i cili ka paralajmëruar masa te ashpra për këta drejtues. Në Qarkun e Kukësit janë 25 drejtori rajonale të cilat kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish, në strukturat e tyre. Ndonëse ministritë përkatëse kanë dërguar urdhrat për shlyerjen e faturave të energjisë, si nga drejtuesit ashtu edhe nga punonjësit, një pjesë e tyre ende nuk kanë bere nje hap te tille. Masat shtrënguese të OSHEE po aplikohen per abonentët familjarët dhe ata privat, por mesa duket drejtuesit e institucioneve në Kukës nuk janë bindur per te zbatuar urdhrin për pagesat e energjisë.

Free Traffic Exchange