Brukseli kushtëzon negociatat e Serbisë me Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur Prishtina zyrtare ka formuar qeverinë e re, Brukseli kushtëzon procesin e negociatave për integrimin e Serbisë me Kosovën. ?Normalizimi i marrëdhënieve nder fqinjësore? është nje prej kushteve kryesore qe Brukseli i ka vene Beogradit, ne kuadër te negociatave te integrimit. Gazeta serbe ?Vercenje Novosti? përmes burimeve citon kapitullin 35 te këtij dokumenti, evidenton 11 pika, të cilat i cilëson si kushte të Berlinit, që duket se do ta frenojnë procesin e integrimit. Ndër këto pika është edhe miratimi i statutit të bashkësisë së komunave serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha forumet rajonale dhe njohja e pasaportës së Kosovës në kufirin me Serbinë. Këto kushte të Brukselit vijnë pak pas deklaratës së presidentit serb Nikolië. Ky i fundit tha se gjatë takimit me eurokomisionerin e ri Johanes Han, zyrtar i lartë i kërkoi njohjen e Kosovës. Prishtina dhe Beogradi zyrtar janë angazhuar prej më shumë se një viti në një proces bisedimesh, per normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e zyrtareve te BE-së.

Free Traffic Exchange