Xhes Bejli në ‘360 gradë’, flet për zhvillimet politike në vend

2015-11-27 2

Në edicionin e sotëm të emisionit "360 gradë" në TV Alsat-M, merr pjesë ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli.

E pyesim - a ka mundësi për disa muaj të krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike duke pasur parasysh se akoma nuk është zgjedhur KSHZ-ja e re, as që ka filluar kontrolli dhe pastrimi i listës së zgjedhësve, dhe nuk ka asnjë marrëveshje për reformat në media. Bejli flet për rastin e letërnjoftimeve të rreme që e hapi "Fokus", për pritjet nga puna e prokurores speciale, Katica Janeva, vlerësimi i KE-së, "se është bartë vetëm përgjegjësi e pjesshëm politike me dorëheqjen e dy ministrave dhe kreut të DSK-së", për rolin e bashkësisë ndërkombëtare në krizën, mbi atë përse zyrtarët e lartë amerikanë gjatë vizitave në rajon e shmangin Maqedoninë... Edhe sonte publikojmë "sabotim" të ri.

Ndiqni "360 gradë"...

Free Traffic Exchange