Mustafa prezanton programin e qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demorkatike, kreu i PDK-së Hashim Thaci i i ka propozuar presidentes Jahjaga emrin e Isa Mustafës si kryeministri i ri i Kosovës. Këtë fakt, e konfirmoi ish-kryeministri, pas nisjes së seancës se Kuvendit te Kosovës. Pas Thacit, fjala i kaloi Mustafës si kryeministër i koalicionit të ri qeveritar. Ky i fundit thekoi se sundimi i ligjit dhe konsolidimi ekonomik i vendit është në fokus të qeverisë së re. Koalicioni i ri qeveritar, produkt i paktit Thaci-Mustafa, është kundërshtuar ashpër nga lideri i AAK-së Haradinaj i cili tha se pushteti beri bashke ?te keqin dhe te dobëtin?. Te njëjtin qëndrim mbajtën dhe deputetet e partive te tjera ne opozite. Seanca u parapri nga nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje të krerëve të dy partive më të mëdha në Kosovë, PDK dhe LDK, që do të qeverisin vendin për katër vite, me Isa Mustafën kryeministër. Në tekstin e marrëveshjes, përcaktohet Hashim Thaçi si pasardhës i presidentes Atifete Jahjaga, kur asaj t?i përfundojë mandati në vitin 2016.