http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas testimit të së shtunës në 12 qarqet e vendit, të 5303 mësuesve punëkërkues java ka nisur me korrigjimin e tyre. Pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve në Tiranë, në kushte të larta sigurie mësuesit më të mirë dhe ekspertë në fushën e arsimit japin vlerësimin për tekstet e sekretuara me kod sigurie ku nuk identifikohet emri i kandidatëve. Ndërsa ka inspektuar procesin e korrigjimit, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u shprehet se ky testim ishte mënyra më e mirë për të shmangur korrupsionin dhe shkeljet e ligjit për emërimet e mësuesve. Emërimi i mësuesve për vendin e punës do të nis në muajin janar por ministrja Nikolla ka sqaruar se këta mësues nuk do të jenë definitiv.