Premtimet që s’mbajti Bashkia - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra gjimnazistë të shkollave të mesme në kryeqytet anëtarë të forumit Rinor Eurosocialist kanë zgjedhur ditën kombëtare të rinisë për t?i kërkuar kryetarit të bashkisë Lulzim Basha mbajtjen e premtimeve për të rinjtë të dhëna tre vjet më parë. Ata kanë preferuar të zhvillojnë lojëra sportive përpara derës së bashkisë për të protestuar në mënyrë paqësore për atë çka sot u mungon, krijimi i hapësirave publike në shërbim të komunitetit në veçanti për të rinjtë. Nxënësit i kanë kujtuar kryebashkiakut premtimet për 10 kinematë, 11 bibliotekat dhe terrenet sportive që sipas tyre duhet të ishin gati që në mandatin e parë të tij në drejtimin e bashkisë.Një tjetër shqetësim për ta është edhe mbingarkesa e numrit të nxënësve në klasa ku ende vijojnë të zhvillojnë mësimin me një numër mbi 30. Sipas tyre premtimet e pambajtura të bashkisë lidhen edhe me pastrimin e qytetit, premtimet për studentët apo edhe mungesa e përgjigjeve për kërkesat dhe ankesat e160 mijë qytetarëve dhe subjekteve të tjera.

Free Traffic Exchange