Thaçi e Mustafa nënshkruajnë marrëveshjen bashkëqeverisëse - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e dy partive më të mëdha në Kosovë, PDK dhe LDK, që do të qeverisin vendin për katër vite, firmosën marrëveshjen e bashkëqeverisjes, e cila nuk ka asnjë befasi. Isa Mustafa do të jetë kryeministër në kabinetin e ri, ndërsa PDK-ja do të ketë postin e kryeparlamentarit, që i takon nënkryetarit të saj, Kadri Veseli. Në tekstin e marrëveshjes, përcaktohet Hashim Thaçi si pasardhës i Presidentes Atifete Jahjaga, kur asaj t?i përfundojë mandati në vitin 2016. Drejtuesit e PDK-së dhe LDK-së, Thaçi e Mustafa nuk kanë përmendur emrat që do të përbëjnë ekzekutivin. Por flitet se Thaçi, deri kur të zgjidhet President, do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Pas nënshkrimit të paktit, Thaçi e Mustafa shkuan në Presidencë ku informuan kryetaren e shtetit Jahjaga për marrëveshjen.

Free Traffic Exchange